Zjarrfikësi i plagosur në shpërthimin e uzinës së naftës në Ballsh, Gramoz Fejzo, rrëfen si ndodhi ngjarja. Në dëshminë e tij për Report Tv, Fejzo thotë se Uzina shpërtheu në moment dhe se zjarr si ai i një nate më parë nuk kishte rënë ndonjëherë.
“Uzina shpërtheu në moment. Gjithçka ndodhi papritur. Ishim 6 veta të zjarrfikëses në vendin e ngjarjes. Zjarr si ky s’ka pasur ndonjëherë në uzinë“, u shpreh ai.
Fejzo thotë se pavarësisht flakëve, ekipi i zjarrfikëses punoi për të shpëtuar jetët njerëzore. “Pavarësisht nga flakët punuam në Uzinë dhe nxorëm një viktimë i cili ishte i djegur”./a.m.