Johannes Hahn, Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit do të vijë sot në Kosovë.
Kjo është vizita e parë në rajon e Komisionerit Hahn pas miratimit të Pakos për Zgjerim dhe vizita e tij do të jetë e fokusuar në lansimin e Agjendës së Reformave Evropiane
Gjatë vizitës së tij, Komisioneri do të takohet me autoritet politike duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Isa Mustafa, zëvendës kryeministrin Branimir Stojanoviç dhe ministrin e punëve të jashtme Enver Hoxhaj.
Komisioneri do ta përmbyllë ditën me një takim së bashku me deputeten e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek me të gjithë liderët e partive politike për të diskutuar nevojën për tejkalimin e krizës politike.
Fotografi dhe video të vizitës do të jenë në dispozicion në platformat e mediave sociale të BE-së në Kosovë dhe në platformën “Europe by Satellite (EbS)”. (b.an)