Një stadium sportiv është i ndarë ndërmjet dy shteteve të dala nga ish- Jugosllavia, transmeton Koha.net.
Shpërbërje Jugosllavisë ka krijuar një “absurd sportiv” në qytetin Kostajnica në Republikën Serbe, përkatësisht në B e H në kufirin me Kroacinë ankohet “Kurir”, gazetë e Beogradit.
Kufiri i stadiumit, sipas kësaj gazete kalon nëpër fushën futbollit. Një e treta e stadiumit i takon Kroacisë, ndërsa pjesa tjetër Republikës Serbe, përkatësisht Bosnjë e Hercegovinës.
“Kufiri kalon përmes terrenit tonë dhe del nga ai afër flamurit të këndit të fushës. Praktikisht luajmë në territorin e dy vendeve”, thotë kryetari i klubit “Partizan” që bart emrin dhe fanellat e klubit me këtë emër nga Beogradi, Zoran Avramoviç.
“Kur topi del pak më tutje veriut të vijës anësor, ai që shkon pas topit duhet ta ketë, për çdo rast, pasaportën me vete.
Kufitarë kroatë ende nuk na i kanë kërkuar pasaportat, por, po, ua kërkojnë bujqve që shkojnë për ta punuar tokën” shton ai, citohet Express. (b.an)