Nga verifikimet në shoqërinë e transfertave “Ak-Invest” në lidhje me shtetasen Vera Pustina rezulton se gjatë periudhës janar 2012 – shkurt 2016 ajo ka urdhëruar mbi 39 transferta drejt destinacioneve të ndryshme si Anglia, Bregu i Fildishtë, Australi dhe Ganë.
Në datë 13 tetor 2016 ka mbërritur në favor të shtetases në fjalë një transfertë në mbërritje në shumën prej 18.300 USD me palë urdhëruese një shoqëri në Kinë e quajtur “Shengli Limited”.
Nga ana tjetër në adresat publike të “Alpha Bank” ka mbërritur një e-mail i dërguar nga një subjekt i quajtur “Raid Sweiss”, i cili njofton se ka marrë disa e-maile nga shtetasi Andrea Prestigiacomo, i cili është prezantuar si përfaqësues i shoqërisë së veshjeve “Versace” dhe kërkon që t’i transferohen fondet në bazë të marrëveshjes që ka me kompaninë “Versace” në llogarinë e me nr AL1890211319014103011XXXXXX, llogari e cila rezulton të zotërohet nga shtetasja Vera Pustina.
Transfertat nga Libani
Nga përmbajtja e akteve të cështjes rezulton se Seksioni për Pastrimin e Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ka adminsitruar të dhëna lidhur me hetimin financiar të shtetasess Vera Pustina, e datëlindjes 3 shtator 1949.
Rezulton se shtetasja në fjalë gjatë vitit 2015 ka përfituar dy transferta në mbërritje me datë 6 tetor 2015 në shumën 3.800 Euro dhe me datë 29 dhjetor 2015 shumën 1.600 Euro me urdhërues respektivisht shtetasin Ste Skaff Sai në Liban dhe nga një shoqëri e quajtur “Comtech Realty LLC” në SHBA, të cilat i ka tërhequr cash datat 6 tetor 2015 dhe 7 janar 2016.
Nga verifikimet në shoqërinë e transfertave “Ak-Invest” në lidhje me shtetasen Vera Pustina rezulton se gjatë periudhës janar 2012 – shkurt 2016 ajo ka urdhëruar 39 transferta drejt destinacioneve të ndryshme si Anglia, Bregu i Fildishtë, Australi dhe Ganë.
Në datë 13 tetor 2016 ka mbërritur në favor të shtetases në fjalë një transfertë në mbërritje në shumën prej 18.300 USD me palë urdhëruese një shoqëri në Kinë e quajtur “Shengli Limited”.
Nga ana tjetër në adresat publike të “Alpha Bank” ka mbërritur një e-mail i dërguar nga një subjekt i quajtur “Raid Sëeiss”, i cili njofton se ka marrë disa e-maile nga shtetasi Andrea Prestigiacomo, i cili është prezantuar si përfaqësues i shoqërisë së veshjeve “Versace” dhe kërkon që t’i transferohen fondet në bazë të marrëveshjes që ka me kompaninë “Versace” në llogarinë e me nr AL1890211319014103011XXXXXX, llogari e cila rezulton të zotërohet nga shtetasja Vera Pustina.
Asnjë biznes në QKR
Nga kontrolli në faqen zyrtare të QKR-se nuk rezultojnë biznese të regjistruara në emër të kësaj shtetases Vera Pustina, fakt që ngre dyshime mbi transaksionet e kryera apo dhe të tentuara për t’u kryer në favor të saj.
Në të tilla rrethana nisur nga transfertat e përfituara nga shtetasja Vera Pustina me urdhërues shoqëri imobiliare nga Libani, me të cilat nuk rezultojnë kontrata noteriale të raportuara apo marrëdhënie biznesi,fluksi i transfertave të transferuara nga Vera Pustina drejt shtetasve të ndryshëm në vlera relativisht të konsiderueshme nëpërmjet shoqërisë së transfertave “Ak-Invest”.
Shfrytëzimi i llogarisë bankare të shtetases Vera Pustina nga shtetas të huaj sipas korrespondencës së e-mailit për pagesën e vlerës së një malli të porositur si edhe transferta në mbërritje nga një shoqëri kineze me përfitues shtetasen Vera Pustina,jo si individ, por me të dhëna të tjera bashkëlidhur “Vera Pustina Alhuraiz Group L. L. C”.
Ndërkohë që nga faqja zyrtare e QKR-së nuk rezultojnë biznese të regjistruara krijohen dyshime për aktivitetin e kësaj shtetase si edhe dyshime të arsyeshme ekzistencën e elementëve të veprës penale të “Pastrimit te produkteve te vepres penale”.