Deklaratat e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, kundër emigrantëve dhe myslimanëve kanë shqetësuar edhe shqiptarët, të cilët janë të paqartë nëse mund të përfitojnë nga Lotaria Amerikane tashmë që kandidati republikan do të marrë drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Si çdo të enjte, konsulli amerikan u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Facebook.
Një qytetare ka pyetur nëse do të pranohen në SHBA emigrantë shqiptarë, tani që Trump fitoi zgjedhjet, ndërsa Konsulli ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet duke u përgjigjur: ‘Sigurisht që do të pranohen’.
QYTETARJA: Kisha një pyetje. Tani që Donald Trump është president i USA, a do të pranohen më emigrantë shqiptarë në Amerike, flas për ata që tashmë kanë aplikuar në lotari dhe që mund të rezultojnë fitues?Faleminderit paraprakisht! 🙂
KONSULLI: Sigurisht që do të pranohen.
Shqiptarja/d.i.