Kreu i partisë Libra, Ben Blushi, ka kritikuar akuzat që Kryeministri ka bërë para disa muajsh kundrejt Trump, duke thënë se ai ka qenë i sponsorizuar nga fushata e Clinton për të luajtur rolin e një trompisti. (trompe) Blushi ka shtuar se kritikat e Ramës janë të dëmshme sepse janë bërë në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të kryeministrit. Ish deputeti socialist ka shtuar se Rama nuk duhet të flasë për gjëra për të cilat nuk ka tagrin të flasë.
Ku është rreziku sot, kush e kërcënon Shqipërinë sot, ai që u zgjodh nga sovrani, apo ky këtu që flet? E ka bërë për shkak të sponzorizimit!!! Ka hyrë në një fushatë elektorale dhe është sponsorizuar. Si u fut në fushatë? Si një trompist!
Cfarë tha? Tha pse jam kundër Donald Trump, tha se ai ka qenë kundër muslimanëve, e kosovarëve… po pse çfarë është ky imam i xhamisë që do na flasë për muslimanët… për Kosovën u sqarua, se ky kandidat ka kërkuar që të mos ketë bombardime, por trupa në kosovë… dhe ky nëse kujtoni ka qenë debat i madh në atë kohë në NATO.”– tha Blushi.
DEBATI BLUSHI- BALLA
Por pas fjalës së Blushit ka reaguar deputeti socialist Taulant Balla i cili i ka kujtuar Blushit se shqiptarët nuk votojnë në SHBA dhe se ish socialisti duhet të reshtë së akuzuari Kryeministrin, duke përdorur shqiptarët si justifikim. Balla ka shtuar gjithashtu që Blushi të mos shkelë ligjin për të drejtën e autorit, sepse akuzon me “fjalët e Berishës”.
Debatet:
Balla: Po të kishe qenë aq i paanshëm sa do ti të jesh, minimalisht pas kritikës që bëre për kryeministrin, minimalisht duhet të thoje “në konventën demokrate mbaj mend disa ditë më pas është çuar Paloka këtu dhe është shprehur: demokratët nuk e ftuan Ramën në Konventë, por ftuan Bashën”.
Ti mund të kesh shumë inate me Ramën se kur Klinton ishte në Tiranë ai vendosi të merrte Olta Xhaçkën dhe jo ty. Nuk mund të bësh fyerjet ndaj kryeministrit kauzat politike të një partize të re. Një partizë e re që sapo nis duhet të respektojë ligjin e të drejtave të autorit, të mos përdorë gjuhën dhe fyerjet e një njeriu që i ka mbetur vetëm uturaku.
Ben Blushi: …Shumë njerëz më thonë pse nuk i përgjigjesh Taulantit? Kur isha anëtar i PS paguanim 6 mijë lekë të reja kuotë anëtarësie. Mund të vazhdojë ta paguajë atë kuotë që Taulanti të çohet dhe të flasë gjithmonë pas meje, sepse më shtohen simpatizantët. Mos përto, çohu gjithmonë pas meje, kuotën e anëtarësisë, do ta jap ty çdo muaj.
Taulant Balla: E di sa gënjeshtar je? Ke që në 2007 që nuk e paguan kuotën e anëtarësisë. Është dashur që të përjashtojmë që në 2007 (QESH) sepse nuk e ke paguar. (Blushi largohet nga salla) Ik ik.
FJALA E BEN BLUSHIT
“Pse erdhi sot prapa Edi Rama dhe iu ngreh në këtë parlament, duke thënë se fjalët që ai ka thënë janë të merituara?
Cështja sot, është pse vendosi Edi Rama, jo të rreshtohet vetë, por pse vendosi të rreshtojë Shëqipërinë?!
Pse për fat të keq është kaq mendjelehtë kryeministri i vendit? Jua them pse sipas meje. E coi qëllimi meskin, për të hapur një derë, për të hapur një derishte, për të kapur një buzëqeshje të kandidates që preferonte.
Nuk bëri vetëm kaq… ai ofendoi dhe fyeu një kandidat, cka as vetë zonja Clinton nuk e bëri. Nuk e konsideroi si një fatkeqësi kombëtare. Sikur Hileja të ishte një dekoratë, pa dyshim Edi Rama do të kishte mundësi të bënte një ekspozitë të bukur.
Ku është rreziku sot, kush e kërcënon Shqipërinë sot, ai që u zgjodh nga sovrani, apo ky këtu që flet?
E ka bërë për shkak të sponzorizimit!!!
Ka hyrë në një fushatë elektorale dhe është sponsorizuar.
Si u fut në fushatë?
Si një trompist!
Cfarë tha? Tha pse jam kundër Donald Trump, tha se ai ka qenë kundër muslimanëve, e kosovarëve… po pse çfarë është ky imam i xhamisë që do na flasë për muslimanët… për Kosovën u sqarua, se ky kandidat ka kërkuar që të mos ketë bombardime, por trupa në kosovë… dhe ky nëse kujtoni ka qenë debat i madh në atë kohë në NATO.”– tha Blushi.