Edhe “Alternativa për Gjermaninë”, një parti e ekstremit të djathtë me retorikë dalluese kundra emigracionit po mbledh mbështetje të madhe në vigjilje të zgjedhjeve federale në 2017. Gjithmonë e më shumë votuesve në Perëndim i’u ka ardhur në majë të hundës me partitë politike që kanë qeverisur gjatë një kohe ku pabarazia po rritet me nivele te frikshme dhe ekonomia me hapa tejet të ngadaltë.
Megjithatë, testi i rradhës për establishmentin në Perëndim do të vijë në 4 Dhjetor nga Italia. Kryeministri Italian Matteo Renzi ka dërguar në referendum nje paketë me ndryshime rrënjësore kushtetuese, të cilat në thelb i japin më shumë fuqi qeverisë qëndrore kundrejt rajoneve dhe fuqizojnë Dhomën e Ulët të Parlamentit kundrejt Senatit. Qëllimi i reformës është për të mundësuar më shumë vendimmarrje në qeverinë qëndrore për të çuar përpara reformat ekonomiko-liberale.
Kompanitë e mëdha Italiane e mbështesin fortë këtë nismë pasi një qeveri qëndrore më e fortë do të mundësojë reformat madhore në shkurtimin e burokracive, përshpejtimin e proceseve gjyqësore dhe krijimin e një klime konkurrueshmërie në tregjet italiane, reforma tw cilat priten të sjellin prurje më të mëdha kapitali produktiv në vend. Referendumi i z. Renzi duket si një thirrje për më shumë globalizim – në të njëjtën kohë kur një reagim i ashpër ndaj këtyre nismave po shfaqet në të gjithë sferën perëndimore.
Votuesit në Britani dhe Amerikë i kanë kthyer fuqimisht shpinën të gjithë nismave dhe politikave që lidhen me globalizimin, si tregtia e lirë dhe nivelet e larta të migracionit. Gjithashtu, një numër gjithnjë e në rritje votuesish Italianë pritet që të votojnë “jo”, duke shkelmuar ndryshime të cilat bizneset dhe shumë nga establishmenti i konsiderojnë si të domosdoshme. Nëse ndryshimet kushtetuese nuk arrijnë të votohen, vrulli për reforma liberale të mëtejshme do të humbasë dhe Italia, një nga ekonomitë më të mëdha të eurozonës do të përballet me pasoja afat-gjata.
Kryetari i një prej shoqatave më të mëdha të biznesit në Itali e quajit referendumit si riskun më të madh politik sot në Europë. Është e vërtetë gjithashtu se tregjet druajnë se një votë “jo” në referendum mund të shërbejë si prelud i një fitoreje të “5 Yjeve” në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Më herët këtë vit, z. Renzi deklaroi se do të japë dorëheqjen në rastin e humbjes së referendumit. Edhe pse tani duket të jetë tërhequr nga kjo ide, presioni me të cilin do të përballet për ta mbajtur fjalën do të jetë i konsiderueshëm. Themeluesi i “5 Yjeve” Beppe Grillo u tregua mjaft i shkathët për të përfituar nga fitorja e Donald Trump, duke hequr paralele mes levizjes së tij dhe asaj të presidentit të sapozgjedhur amerikan. Mediat kryesore e injoruan rritjen e vazhdueshme te “5 yjeve”, ashtu si nuk mundën të parashikonin fitoren e Republikanëve.
Renato Brunetta, lideri i Partisë “Forca Italia” në Dhomën e Ulët të Parlamentit deklaroi se pas fitores së Trump në SHBA, kryeministri Italian ishte një “i vdekur i gjallë”. Kjo deklaratë presupozon që votuesit italianë do të motivohen nga fitorja e Trump dhe do të shndërrohen ende më populist dhe kundra establishmentit, çka mund të mos qëndrojë pasi votuesit mund të jenë më të prirur të zgjedhin për “djallin që e njohin më mirë”.
Por në zgjedhjet e 4 Dhjetorit, Italianët do duhet të zgjedhin ndërmjet dy “djajve që njohin”: Matteo Renzin, fati i të cilit është I lidhur ngushtësisht me votën pro në referendum dhe kushtetutën e 1948, që do të mbijetojë në rastin e një vote kundër.
Të votuarit kundër, siç edhe pritet të ndodhë, do të jetë një sirenë tjetër alarmi se njerëzve në Perëndim i’u është kanosur durimi me elitat e tyre politike. Dhe nuk do të jetë i fundit. Franca do të mbajë zgjedhjet e saj ne pranverën e ardhshme!/tema (burimi: The Economist)
Për të lexuar shkrimin origjinal klikoni KËTU