1759 – Lindi shkrimtari gjerman Johann Christoph Friedrich von Schiller, puna e të cilit është e përshkuar nga filozofia, poezia, historia dhe ka prekur edhe teorinë letrare. Veprat e tij më të njohura janë “Cubat”, “Don Karlos” dhe “Wilhelm Tel”, madje kjo e fundit pati një sukses të madh, kurse baladat e tij ishin poezitë më të lexuar në Gjermani, dhe në bazën e një vepre të tij, Beethoven ka realizuar Simfoninë e Nëntë.
1796 – Vdiq perandoresha ruse Catherine II Alexeyevna. Ajo erdhi në fron në vitin 1762 pas një grushti shteti në të cilin ka vrarë burrin e saj Peter III. Si një mbështetëse e idesë së Iluminizmit ka fituar shumë popullaritet. Ajo luftoi me sukses kundër Polonisë dhe Turqisë për të zgjeruar territorin e Rusisë. Gjatë mbretërimit të saj është shtypur kryengritje fshatare udhëhequr nga kozaku Jemeljan Pugaçev (1773-1775).
1891 – Vdiq shkrimtari francez Arthur Rembo, vepra e të cilit është shkruar në mes të moshës 17 dhe 20 vjeçare. Të vlerësuara tej mase dhe me forcë të pakontestuara, poezitë e tij kanë prekur të gjitha tendencat poetike të shekullit të 20-të, sidomos ato të simbolistëve dhe Surrealistëve. (b.an)