Sulmuesi Albert Bunjaku nuk i është bashkuar Përfaqësueses së Kosovës në futboll për ndeshjen kundër Turqisë, që zhvillohet të shtunën në Antalya.
Sulmuesi me më së shumti përvojë te Kosova është ftuar nga seleksionuesi Albert Bunjaki, por ka vendosur të qëndrojë në Zvicër, pasi ndien se po i bëhet e padrejtë nga trajneri, shkruan Koha Ditore.
Përfaqësuesja e Kosovës, të mërkurën, ka mbajtur stërvitjen e parë në Antalya, në prag të kësaj ndeshjeje eliminatore për botërorin “Rusia 2018” dhe mungesa e sulmuesit Bunjaku nuk është njoftuar nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila ka njoftuar “për harmoni brenda skuadrës”. (b.an)