Dhjetëra serbë kanë arritur rreth orës 10:30 të zbrazin mallin kontrabandë nga një kamion, në sy të policëve të Kosovës të veriut, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Sipas këtyre burimeve, kamioni përplot me pije alkoolike të kontrabanduara nga Serbia, pronë e Dragan Nedelkoviç nga Zveçani, i njohur me nofkën “katolik”, është lokalizuar mbrëmë nga policia në hyrje të Zveçanit, të cilët nuk kanë arritur për më shumë se 10 orë ta dërgojnë kamionin në terminalin doganor për zhdoganim të mallit.
“Sot katoliku me djemtë e tij, por i ndihmuar edhe nga shumë qytetarë në mesin e të cilëve ishin edhe vëllezërit Milan e Milojko Radosavleviç, por edhe Millan Radojiçiç, e kanë zmbrapsur komplet mallin nga kamioni, derisa policët kanë qenë vetëm spektatorë”, kanë thënë burimet. (b.an)