Përmbytjet nga lumi Vjosa kanë vijuar edhe gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm. Tre banesa janë përmbytur dhe dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë.
Ndërkohë problematike është situata për banoret e Selenicës, ku është shembur ura e Brahajt nga prurjet e shumta të Vjosës.
Situata problematike është edhe në vendin e quajtur Bishti i Malës së Selenicë. Rruga që lidh disa fshatra të kësaj bashkie me Vlorën është jashtë funksionit pasi është e përmbytur. Edhe ditën e djeshme për shkak të fryrjes së Vjosës, ujërat vërshuan në Bisht të Malit në Selenicë, duke shkaktuar bllokimin e aksit nacional, raporton oranews.
Edmond Panariti u bëri thirrje banorëve dhe bizneseve pranë brigjeve të lumit Vjosa që të largohen prej andej, për shkak sipas tij, pasi 12 orët e ardhshme priten prurje të mëdha të këtij lumi./a.k