Rusia akuzoi një nëndetëse holandeze se po përpiqej të mbikëqyrte aeroplanmbajtësen dhe anijet e saj shoqëruese të dislokuara në Mesdhe, duke denoncuar për manovra “të rrezikshme”.
“Anijet antinëndetëse ruse ‘Severomorsk’ dhe ‘Admiral Kulakov’ detektuan një nëndetëse të forcave detare të Holandës në përpjekje për t’u afruar pranë grupit të aeroplanmbajtëses ruse të Flotës së Veriut në lindje të detit Mesdhe”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë.
”E pikasur për herë të parë nga helikopterë antinëndetëse, nëndetësja holandeze ndodhej në një distancë rreth 20 kilometrash nga luftanijet ruse”, thuhet në deklaratë, transmeton atsh.
“Anijet kanë ndjekur manovrat e saj për më shumë se një herë duke e detyruar të largohej nga zona e dislokimit të grupit të aeroplanmbajtëses ruse”, saktësoi deklarata, citohet një Express. (b.an)