Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, 1.25 %.
Guvernatori Gent Sejko në daljen e përmuajshme pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës deklaroi se aktiviteti ekonomik shënoi rritje 3.2%.
“Aktiviteti ekonomik shënoi një rritje në 3.2%, ndërsa do të vazhdojë me rritje, ekonomia do jetë në ekuilibër.
Zgjerimi i kërkesës së brendshme u shoqërua me zgjerimin e importeve. Zbatim të plotë të masave për reduktimin e kredive me probleme” deklaroi Sejko./report tv/a.k