Disa muaj më parë, teksa Donald Trump, sot i zgjedhur president i SHBA luftonte për nominimin e Partisë Republikane për betejën elektorale, kryeministri Edi Rama bëri një deklaratë kundër miliarderit.
Por, prej asaj kohe, Rama është kritikuar nga kundërshtarët e tij politikë që shpesh herë i kanë kujtuar se si do të reagonte Rama nëse Trump zgjidhej president. Këto kritika uy sollën edhe sot në kujtesë, çka solli edhe reagimin e Ramës.
Ja përgjigjia që dha ai:
“Më lejoni t’u them që unë jam shprehur kundër, por u preka si shqiptar nga deklaratat që ai bëri për Kosovën, për muslimanët, emigrantët dhe nuk jam i vetmi, përkundrazi jam një pikë uji në detin e prononcimeve të pafavorshme ndaj tij, gjatë një fushate ku përfshihej e gjithë bota, pasi zgjedhjet e SHBA i përfshijnë të gjithë. Sot ai është zgjedhur nga populli sovran për të udhëhequr SHBA dhe respekti im si kryeministër i vendit dhe yni si qytetarë të vendit, për popullin, qeverinë amerikane presidentin si mishërim i vullnetit të sovranit dhe aleanca jonë as që vihet në diskutim. Ndjej keqardhje, për banalitetin e agallarëve dhe qehallarëve të kafes së madhe të politikës sonë që janë kaq mendjelehtë sa duket sikur sot gati sa nuk i ankoheshin presidentit të Amerikës për mua. Nuk funksionon kështu Bota, SHBA dhe as Shqipëria që kam nderin të qeveris”- tha Rama./a.m.