I ftuar në një festë të ish-klubit të tij, Kaiserslautern, Hans Peter Briegel ka kujtuar me nostalgji kohën si trajner i Shqipërisë, në vitet 2002-2006. Ish-mbrojtësi i majtë i Gjermanisë Perëndimore vlerëson shqiptarët si tifozët më të çmendur dhe më entuziastë.
“Kam eksperienca të shumta me fansat e huaj. Më të çmendurit janë shqiptarët”, deklaroi Brigel duke shtuar më tej për fitoren historike ndaj Greqisë në vitin 2004,- “Fitorja 2-1 kundër Greqisë ka qenë mbresëlënëse, legjendare dhe nuk kam për ta harruar kurrë. Në kryeqytet kishin zbarkuar 1.5 milionë shqiptarë. Ata festuan sikur të kishin fituar kupën e Botës. Na u deshën 5 orë të dilnim me autobus nga turma”, kujton Briegel.
Panorama/d.i.