Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka uruar Trump dhe administratën e tij për fitoren e Shtëpisë së Bardhë, duke shprehur bindjen se presidenti i ri do të nxisë marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-SHBA.
“Jam i bindur se zgjedhja e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë do të sjellë një marrëdhënie më të ngushtë, më të fortë, ashtu sic e kanë cilësuar anëtarët e stafit të tij. Partneriteti Shba-Shqipëri është strategjike. Është fat i madh që ne kemi një mik kaq të madh, saç janë SHBA jam i bindur se Trump do ta nxisë këtë marrëdhënie kaq të mire, këtë frymë bashkëpunimi mes dy vendeve tona”- ka thënë Nishani, në prononcimin e bërë për “Ora News”.
Sipas tij, e para garanci është përputhja e intersave strategjike dhe së dyti eksperienca që ka pasur Shqipëria dhe shqiptarët në ndihmën që ka marrë nga SHBA.
“Jo vetëm nga Shtëpia e Bardhë por edhe nga senati, marrëdhënia SHBA-Shqipëri është e konsoliduar, e orjentuar drejt vlerave të lirisë. Orjentimi i Shqipërisë është euroatlantik, është një orjentim perëndimor dhe unë jam i bindur që edhe eksperienca e demonstruar në jetën e tij të suksesshme presidenti i zgjedhur Trump do të jetë një garanci e madhe për këtë besim që ne kemi në hapësirën mbarë shqiptare”- tha ai, pa dashur te bëje komente as të deklaratave të kryetarit të qeverisë dhe as të institucioneve të tjera.
Panorama/d.i.