Kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha kërkon nga Gjykata lirimin e tij nga burgu, me pretendimin se është i sëmurë rëndë.
Kërkesa e Berishës, që prej 12 vjetësh qëndron në qeli, është bërë përmes avokatit mbrojtës, i cili e ka depozituar atë në Gjykatën e Shkallës së parë në Durrrës.
Sipas avokatit, klienti i tij kërkon në bazë të nenit 478 të Kodit të Procedurës Penale lirimin e tij nga burgu. Pas hedhjes së shortit kërkesa do të shqyrtohet nga gjykatës Tristan Hamitaj.
Seanca e planifikuar për dje ne orën 10 e 30 në gjykatën e Durrësit, u shty, pasi në të nuk mori pjesë as i dënuari dhe as avokati i tij mbrojtës.
Ka qenë trupi gjykues që njoftoi se Lulëzim Berisha ka kërkuar lirimin nga burgu me arsyetimin se “vuan nga një sëmundje e rëndë dhe i rrezikohet jeta po të qëndrojë në qeli”.
Ai u arrestua në prill të vitit 2006 dhe që nga ajo kohë është në burg. Ai u dënua me 25 vite burgim me vendim të formës së prerë.
Panorama/d.i.