Që duhet të punojmë me masë këtë gjë e dinë të gjithë, por ritmi modern i jetës dhe recesioni e kanë bërë të veten, kështu që edhe tek ne është bërë moderne të punohet prej mëngjesit deri vonë, transmeton koha.net.
E vërtetë është që shumica e njerëzve këtë gjë e bën sepse janë të detyruar, dhe jo pse duan, por kjo gjë nuk i ndryshon shumë gjërat.
Për t’i përkujtuar punëdhënësit sjellim rezultatet e Institutit finlandez për mbrojtje të shëndetit i cili në detaje ka analizuar 12 hulumtimet të kryera në gjithsej 22 mijë njerëz në kërkim të lidhjes në mes punës jashtë orarit dhe sëmundjeve, transmeton koha.net.
Rezultatet janë katastrofale – punëtorët të cilët kanë punuar më shumë se tetë orë në ditë kanë pasur në mes 40 dhe 80 për qind shanse më të mëdha për sëmundje të zemrës, ndërsa rreziku është ngritur proporcionalisht me shtimin e orëve jashtë orarit të punës.
Me orarin e tillë të punës shkojnë edhe shprehitë e këqija ushqyese, mungesa e kohës për ushtrime dhe faktorët tjerë që rrisin rrezikun nga sulmi në zemër dhe tru, ndërsa në pleqëri sjellin dementian.
Përndryshe, në letër tek ne punohet rreth 39 orë në javë. Gjermanët 42, ndërsa britanikët 42.7, derisa danezët më pak, 39.1 orë në javë. Por, edhe vetë e dimë që kjo statistikë është vetëm në letër, sepse orët jashtë orarit rrallë shkruhen, dhe edhe më rrallë llogariten. (b.an)