Kryeministri Edi Rama ka uruar Donald Trump për zgjedhjen si president i SHBA. Mesazhin e tij në Facebook Rama e ka hapur me kandidaten e mundur, Hillary Clinton, të cilën ai e përkrahu më parë, duke e quajtur atë mike e madhe e Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve.
Rama shpreh bindjen se marrëdhëniet strategjike me SHBA do të forcohen, në funksion të interesave të përbashkët.
“Populli amerikan beri sot zgjedhjen e tij. Nje mike e madhe e Shqiperise, Kosoves dhe gjithe shqiptareve, Hillary Clinton, nuk i’a doli dot te behet Presidentja e pare grua ne historine e Shteteve te Bashkuara.
Kundershtari i saj, Donald Trump, u zgjodh Presidenti i dyzetepeste i SHBA, duke e bindur Sovranin te votoje alternativen e tij, pas nje debati te pazakonshem brenda e jashte Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Duke i uruar Presidentit Trump fitoren dhe te gjithe suksesin qe amerikanet dhe miqte e partneret e SHBA, i urojne atij vendi te madh, kam bindjen se marredhenia jone strategjike me Shtetet e Bashkuara, do te vijoje te forcohet ne funksion te vlerave e te interesave te perbashketa, te cilat e bejne Shqiperine nje mik e aleat te çmuar te popullit e te qeverise amerikane”, shkruan Rama.
d.i.