Tregjet globale të aksioneve dhe dollari amerikan kanë shkuar në rënie të lirë, pasi kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, kryeson garën për Shtëpinë e Bardhë.
Aksionet e Tokios kanë rënë për gati 5 përqind më 9 nëntor, ndërsa indekset e Hong Kongut dhe Seulit për 3.3 përqind, respektivisht 2.8 përqind.
Indeksi Wall Street, ndërkaq, ka rënë për 3 përqind.
Dollari amerikan po ashtu ka rënë kundrejt jenit dhe euros.
Çmimet e naftës gjithashtu kanë rënë për më shumë se 4 përqind, në 43.17 dollarë për fuçi.
Shumica e tregjeve kanë favorizuar kandidaten demokrate, Hillary Clinton, përballë Trumpit, pasi investitorët i kanë parë politikat e saj si vazhdim i “status quo”-së që ka krijuar presidenti Barack Obama, citohet Rel. (b.an)