Hillary Clinton ka fituar edhe në shtetin e Collorados, duke rritur në 131 numrin e votave në kolegjin elektoral, derisa Donald Trump mbetet me 167 vota.
Hillary Clinton ka fituar edhe në shtetin e Collorados, duke rritur në 131 numrin e votave në kolegjin elektoral, derisa Donald Trump mbetet me 167 vota.
Clinton 122 – Trump 167
Hillary Clinton ka fituar në shtetin e Virginias, duke çuar në 122 numrin në kolegjin elektoral, por Trump vazhdon të prijë me 167 vota.
Clinton 109 – Trump 149
Donald Trump ka arritur të sigurojë 149 vota elektorale, 40 më shumë se kandidatja rivale Hillary Clinton.
Trump po udhëheq edhe në shumë shtete të mëdha dhe për të fituar zyrtarisht zgjedhjet i duhet të sigurojë 270 vota elektorale.
Clinton 104 – Trump 129
Donald Trump, kandidati republikan për president të SHBA-së, ka thelluar epërsinë në kolegjin elektoral ndaj kandidates demokrate Hillary Clinton.
Sipas projektimeve të fundit ai po udhëheq 129 me 104 dhe është duke udhëhequr edhe në Florida, që sjell 29 vota elektorale.
Clinton 97 – 123 Trump
Donald Trump, kandidati republikan për president të SHBA-së, ka thelluar epërsinë në kolegjin elektoral ndaj kandidates demokrate Hillary Clinton.
Sipas projektimeve të fundit ai po udhëheq 123 me 97 dhe është duke udhëhequr edhe në Florida, që sjell 29 vota elektorale.
Clinton 68 – 66 Trump
Kandidatja demokrate për Presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, ka kthyer sërish avantazhin e votave elektorale.
Ajo ka 68 vota elektorale në total, vetëm dy më shumë se rivali Donald Trump, në projektimin e CNN-it.
Në Florida, që konsiderohet si një nga shtetet vendimtare për këtë votim, Trump është duke udhëhequr ngushtë teksa kanë mbetur edhe 30 për qind për t’u numëruar.
Clinton 44 – 60 Trump
Kandidati republikan për President të SHBA-së, Donald Trump, sipas projektimeve të fundit ka fituar edhe shtetin e Tennessee, South Carolinan dhe Alabaman duke siguruar edhe 29 vota në kolegjin elektoral.
Tani ai po udhëheq 60 – 44 ndaj kandidates demokrate, Hillary Clinton.
Garë e fortë po zhvillohet në shtetin e Floridas, ku dy kandidatët kanë dallim vetëm pak vota mes njëri-tjetrit.
Në këto momente, projeksionet japin këto të dhëna:
Clinton ka fituar në Vermont, New Jersey, Washington DC, Massachusetts, Delaware, Maryland, ndërsa në Ohio, New Hampshire, North Carolina dhe Florida është duke kryesuar, raporton Koha.net.
Trump ka fituar Oklahoma, përpos shteteve të përmendura më parë.
Aktualisht, Clinton është në avantazh me 44 në raport me 31 sa ka Trump.
Trump 24 – 3 Clinton
Projektimet e CNN-it bëjnë me dije se edhe shtetin e West Virginas e ka fituar republikani Trump.
24/3 është rezultati momental.
Projektimet e CNN-it bëjnë me dije se kandidati republikan, Donald Trump, ka fituar në dy shtetet e para, në Kentucky dhe Indiana.
Ndërkaq Clinton, gjithnjë sipas projektimeve të CNN-it, ka fituar shtetin e Vermontit, transmeton Koha.net.
Tani për tani, dallimi është 19/3. (b.an)