Televizioni News 24 ka zbardhur debatet në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim Asocimit në Bruksel mes demokrateve dhe socialisteve. Në këtë video, bashkryetari i këtij komiteti Taulant Balla dëgjohet të lexoje rekomandimin e pare për integrimin e Shqipërisë, për të cilën edhe opozita jep dakordësinë e saj.
Rekomandimi i dyte ku i behej thirrje komisionit qe ti beje thirrje Këshillit për të hapur negociatat, ndezi gjakrat në sallë. Opozita, e përgjysmuar ne mbledhje, nuk arriti dot te ndaloje miratimin e këtij amendamenti, pasi siç shihet nga rrethi i kuq, Majlinda Bregu e votoi atë pro. Kaq ka mjaftuar që Bumçi te ngrejë tonet, dhe të flasë në emër të opozitës së bashkuar.
Por Balla ndërhyn dhe i kujton Bumçit se kush nuk është në salle, nuk mund të numërohet si votë.
Balla: Kush është pro? Rekomandimi i parë u miratua…
Balla: Kush është pro? Kush është kundër. Prisni, do të numëroj, e më pas do të ta jap fjalën. Kush është kundër, një, dy..
Bumci: Opozita është kundër
Balla: Vota është personale
Bumci: Le të thërrasim koleget e tjerë.
Me tej u hodh në votim amendamenti i Aldo Bumçit, që kërkon kushtëzimin e negociatave me plotësimin e kushteve, si reforma në drejtës, dekriminalizimi, lufta kundër kanabis, etj. Por ai u rrezua nga votat e shumicës. Pak çaste me pas, deputetet e djathte u larguan nga salla, ndërsa Balla po i njihte pjesëmarrësit me situatën e përmbytjeve ne vendin tone përgjatë së martës.
BW/d.i.