Eric Trump, djali i kandidatit presidencial republikan amerikan, Donald Trump, mund t’i krijojë probleme vetes pasi postoi ilegalisht një foto në Twitter, ku duket fleta e tij e votimit e shenjuar.
Kjo fotografi, që më pas u hoq nga rrjeti social nga djali 32-vjeçar i kandidatit, përbën shkelje ligji në shtetin e Nju Jorkut.
Djali i kandidatit Trump e shpërndau foton në mbështetje të babait të tij me shënimin.
”Është një nder i pabesueshëm të votoj për babanë tim! Ai do ta bëjë këtë detyrë të madhe për SHBA! #TabëjmëAmerikënsërishtëmadhe”.