Drejtuesi i një kamionçine në Tiranë ka mundur të sigurojë disa të ardhura duke përdorur mjetin e tij, për të ‘shpëtuar’ qytetarët nga përmbytjet.
Çifti i balerinëve Gerd Vaso dhe Enada Hoxha kanë postuar një video në rrjetin social ‘Instagram’ ku shkruajnë se për të kaluar rrugët, qytetarët kanë hipur në kamionçinë dhe kanë paguar 100 lekë të reja.
“U kthyen vitet 1990 shqiptarët po largohen me kamiona për në Itali…1000 lek personi për të kaluar nga njëri trotuar tek tjetri.”, shkruajnë Gerdi dhe Enada në Instagram.
shqiptarja.com/d.i.