Kristiano Ronaldo vetëm një ditë pasi firmosi kontratën e re me Realin, ka nënshkruar përsëri, por kësaj here me gjigandin Nike. Një zëdhënës i kompanisë ka treguar se do të vazhdoj “partnershipi” i suksesshëm me lojtarin Portugez me zgjatje afatgjate.
Disa gazeta dhe portale të njohura ndërkombëtare janë të sigurta se “CR7” do të fitojë rreth 1 milion paund me kontratën e re. Gjithsesi Nike shprehet për SunSport se kjo shifër është e përafërt por jo saktësisht aq. Ronaldo nuk është i pari që nënshkruan kontratë të tillë “monstruoze” pasi e njëjtë strategji u ndoq edhe me yllin e basketbollit Lebron Xhejms.
Mendohet se arsyeja që Nike ka zgjedhur Portugezin është se ai nuk i njeh limitet në sport e është më i ndjekuri në mediat sociale, gjithashtu dhe sportisti më i famshëm në botë.