Xhihadisti i dyshuar belg Osama Ahmad Atar është identifikuar nga shërbimet e antiterrorizmit si kordinatori i sulmeve të një viti më parë në Paris dhe në Bruksel. Lajmi konfirmohet nga e përditshmja francese Le Monde.
Ndërkohë sipas burimeve mësohet se 32 vjecari kish rekrutuar dy irakenët të cilët u hodhën në erë në Paris në 13 nëntor 2015. Në të njëjtën kohë policia gjermane ka arrestuar 5 burra të cilët rekrutonin të rinjtë muslimanë në shumë lande.
Mes të arrestuarve është edhe një person i cilësuar si predikuesi pafytyrë dhe më i rrezikshmi. Pavarsisht hetimeve dhe dyshimeve 5 të arrestuarit mohojnë lidhjen me ISIS. Hetimet të cilat sollën këto përfundime zgjatën disa muaj, ndërsa kujtojmë se një vit më parë në Paris dhe Bruksel humbën jetën shumë njerëz të pafajshëm.
ma.me