Nga Spartak Ngjela
Duhet një qëndrim i fortë ndaj kundërshtarëve politikë të Shqipërisë euroatlantike. Kundërshtarët anti perëndimorë në Shqipëri kanë qenë ose tiranët, ose të korruptuarit. Keshtu është gjendja edhe sot: antiamerikanizëm që kërkon të mbulohet nga Berisha, duke kërkuar strehë në Bruksel dhe në disa vende të Bashkimit Europian, për të shpëtuar korrupsionin dhe abuzimin e tij me pushtetin. Kurse brenda Shqipërisë, aktivizimi deri në ekstrem i pushtetit të korruptuar gjyqësor, kundër Reformës shqiptaro-amerikane në drejtësi.
Si mund te durohet një gjendje e tille, kur Shqipëria po fundoset si shtet, dhe shqiptarët po shkojnë drejt dëshpërimit të pashpresë varfëror? Në një varfëri ekstreme dhe pa atdhe ndihen shqiptarët sot. Kjo është gjendja reale.
Edhe Uashingtoni, edhe Berlini, edhe Brukseli duhet ta godasin hapur këtë antiperëndimor që ka mëse 20 vjet që kërkon të deeuropianizojë Shqipërinë, njëlloj si Enver Hoxha. Sepse, po e lanë kështu, pritet që Sali Berisha t’i drejtohet brenda vendit islamit ekstrem.
Pse, nuk iu drejtua komunizmit ekstrem dhe terrorist Enver Hoxha, kur i kërkohej demokratizimi i Partisë së tij që do sillte patjetër edhe ndëshkimin e tij për krimet ala Stalin që kishte kryer në Shqipëri?
Po Kryeministri shqiptar aktual, çfarë qëndrimi ka në keto momente? Jo të qartë dhe të prerë kundër antireformistëve orientalë shqiptarë. Prandaj forcat progresive shqiptare brenda vendit po presin ashpërsimin e retorikes në Uashington, në Berlin dhe në Bruksel kundër korrupsionit shtetëror shqiptar.