Trajneri i PSG-së, Unai Emery, është në kërkim të një sulmuesi, pasi Edinson Cavani është zgjedhja e tij e vetme.
“Mirror” shkruan se PSG-ja kërkon me ngulm sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku, i cili po kalon momente të jashtëzakonshme në Premierligë.
PSG nuk do të ketë punë të lehtë, kur dihet se për lojtarin po interesohen edhe Bayern Munich dhe Chelsea, të cilat janë të gatshme të ofrojnë deri në 70 milionë euro./a.m.