Ndonëse Bashkia njoftoi qytetarët të mos lëvizin në Njësinë numër 1 si pasojë e përmbytjeve dhe daljes nga shtrati të lumit Lana, në vendin e quajtur Ura e Shkozës të shumtë janë qytetarët që apelojnë për ndihmë në News 24 pasi kanë mbetur të bllokuar në rrugën e Shkozës.
Ata thonë se kanë qenë duke lëvizur në këmbë apo me mjetet e tyre kur uji ka vërshuar papritur duke i zënë në befasi.
Përmbytje ka pasur edhe rrugën Budi. Uji ka arritur deri në 5 cm. Rrjedha e ujit ka shkaktuar dëme të mëdha në banesa por edhe në makinat e parkuara duke i përmbytur ato. E gjitha lagjja është pa energji elektrike./a.m.