Kompanitë e basteve duket se janë të bindura se shanset për të fituar zgjedhjet presidenciale Donald Trump janë 1 në 3. Tregjet e parashikimit favorizojnë fitoren e Hillary Clinton me 77%. Por, çfarë na tregon me të vërtetë kjo?
Më 21 qershor, dy ditë para referendumit të Britanisë, Betfair kishte lënë të nënkuptuar se shanset për të qëndruar ishin 75%, ndërsa për të dalë nga BE-ja 25%. Kjo, pavarësisht, se një numër i madh sondazhesh tregonin se britanikët do të vendosnin për t’u larguar shumë më përpara. Dhe siç e dimë, largimi u vendos me 52% të votave, kundrejt 48% për të qëndruar.
Ideja sipas këndvështrimit të tregjeve të parashikimit është se “paraja e zgjuar” mund të vlerësojë informacionin me më shumë eficiencë se opinionistët e sondazheve apo analistët e gazetave. Është teori e eficiencës së tregut për politikën.
Por, çfarë kërkojnë të tregojnë kompanitë e basteve? Gjatë referendumit të BE-së, një pjesë e njerëzve duket se besonin se pavarësisht sondazheve, anshmëria ndaj status quo-së do të siguronte fitoren për të qëndruar brenda BE-së (gjë e parë dhe në referendumet e mëparshme). Por, ky nuk ishte rasti. Në fakt, po dukej sikur votuesit përdorën sondazhet si mjet proteste kundër nivelit të lartë të emigracionit.
Një tjetër gjë e çuditshme para referendumit ishte ekzistenca e një ndarje të thellë; ata që vendosën bast shuma të mëdha se britanikët do të votonin për të qëndruar, ishin të sigurt se do të fitonin, ndërsa ata të cilët vendosën shuma më modeste menduan saktë se votimi do të ishte pro daljes së Britanisë nga BE-ja. Kompanitë e basteve lëvizën koeficientët për të ndikuar në peshën e parave.
Mbase, numri i bastexhinjve në secilën anë do të kishte qenë guida më e mirë për ekspertët në analizimin e situatës.
Pas sondazheve, bastexhinjtë u mbrojtën duke thënë se “qëndrimi” nuk ishte një ngjarje e sigurt. Në fakt, shanset nënkuptonin se ngjarja “largimi” kishte probabilitet të ndodhte një të katërtën e rasteve.
Matematikisht kjo mund të jetë e saktë, por nuk na ndihmon shumë. Zgjedhje të tilla janë një ngjarje e vetme, nuk mund të zhvillohen katër herë. Si një udhërrëfyes për këto zgjedhje, probabiliteti 0.75 është një propozim i paverifikuar, rezultati duhet të jetë 100% ose 0%.
Sondazhet kanë dhënë rezultate të gabuara kohët e fundit. Javën e fundit pati një ngushtim të rezultatit në favor të Trumpit, si dhe sondazhet shtetërore kanë qenë shumë të çrregullta.
Dita/d.i.