Sa herë që Majlinda Bregu ka një qendrim ndryshe nga partia e saj, mediat pranë Bashës nisin spekulimet dhe sulmet ndaj saj.
Kjo gjë ka ndodhur edhe pas kundërshtimit të Bregut, të kërkesës së PD-së për të bllokuar hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Lapsi.al, e njohur për qendrimin pro Bashësh, shkruan sot se “angazhimi i znj. Bregu shkon përtej bindjes së saj politike. Ai lidhet me një propozim joshës që ajo ka marrë në Bruksel që para kohës kur do votohej reforma në drejtësi, verën e shkuar.
Majlinda Bregut i është propozuar roli i kryenegociatores së Shqipërisë me BE pas hapjes së mundshme të negociatave. Përveçse një vend tejet prestigjoz ai është gjithëashtu edhe një vend i paguar me një shpërblim disa mijra eurosh, pasi fondet jepen nga BE.
Por jo vetëm kaq. Që Bregu ta arrijë këtë objektiv, OK duhet të thotë edhe qeveria e Tiranës.
Deri në këtë pikë qeveria shqiptare dhe komisioni Europian kanë rënë dakord parimisht. Duket se Majlinda Bregu ia ka marrë fjalën Ramës gjatë një takimi jo publik me të në fillim të korrikut në Paris.
Por fakti se kompromisi Bregu-Rama ka përfunduar lumturisht, nuk ka qenë i mjaftueshëm për vazhdimin e projektit”.
Sipas Lapsit, Meta është kundër që Bregu ta marrë këtë post.
Dhe natyrisht, edhe Basha, që sipas Lapsit, është kategorikisht kundër, pasi e sheh Bregun jo si një deputete të PD-së, por si armike të tij.
Tema/d.i.