Një grup i shfrytëzimit të prostitucionit është goditur nga forcat ligjzbatuese në Greqi.
Gjykata e Rodhosit ka nisur procesin në ngarkim të këtij grupimi që drejtohej nga një shqiptar i prangosur tashmë.
Vajzat e shfrytëzuara kanë vënë me shpatulla pas muri tutorët. Njëra prej vajzave të prostituuara është kunata e kreut të grupit.
Ajo ka thënë se shfrytëzohej nga kunati i saj, që e detyronte të shkonte me 20 klientë në ditë. Shumë vajza të mitura ishin viktima të këtij rrjeti kriminal./a.m.