Përbërësit:
3 filxhanë çaji miell
1 lugë gjelle gjalp
1 vezë
1 filxhan kafeje kos
1 filxhan kafeje qershi
vanilje
Për kremin:
1 gotë qumësht
2 filxhanë kafeje sheqer
1 lugë gjelle niseshte
Përgatitja:
Fillimisht rrahim bashkë vezën, gjalpin dhe sheqerin, më pas shtojmë kosin. I përziejmë ingredientët mirë dhe shtojmë vaniljen.
Masës i hedhim miellin dhe sodën duke u kujdesur që të krijojmë një masë të trashë. E vendosim në një tave të lyer me pak vaj ose gjalp, e pudrosim me pak miell dhe e hapim me dorë.
Mbi brumin hedhim shtresën e qershijave, të cilat i kemi pastruar më parë nga bërthamat, ndërsa lart shtojmë kremin e përgatitur me qumësht e niseshte. Ëmbëlsirën e pjekim në furrë.