Një sondazh i realizuar nga Princeton Election Consortium ka zbuluar se Hillary Clinton ka 99% më shumë mundësi për të fituar zgjedhjet elektorale se sa Donald Trump.
Tre ditë përpara zgjedhjeve, Clinton ka 312 vota elektorale të projektuara krahasuar me 226 për Trump. Për të fituar nevojitet një total prej 270 votave elektorale.
Statistikat e probabilitetit vijnë nga modeli i Universitetit Bayesian.
Shpikësi i modelit, shkencëtari dhe profesori i Princeston Sam Wang ka parashikuar saktë 49 nga 50 shtete në 2012.
Ndërkohë sondazhe të tjera ishin më pak dakord me fitoren e Clinton, transmeton oranews.
FiveThirtyEight tha se Clinton kishte 65% më shumë mundësi për të fituar, ndërsa New York Times shkruante se kishte 84% mundësi./a.m.