Një i ri ende i paidentifikuar arriti të vjedhë në mënyrë spektakolare brenda 35 sekondash portofolin e një shitëseje në një dyqan syzesh optike në zonën e Bllokut, ndërsa policia ka ditë që po e kërkon, pasi nuk ka mundur të identifikojë nga pamjet filmike. Por një qytetar nga Durrësi, pretendon se e njeh të riun, pre e grabitjes së të cilit ka rënë dhe vetë ai. Në një video të dërguar në adresën e BalkanWeb, personi thotë se ka regjistruar momentin kur i riu 20-25 vjeçar i grabit në dyqan një tablet. Sipas dëshmisë së tij, brenda tabletit ka materiale shumë të rëndësishme, ndaj apelon të gjendet i riu. ma.me