Mbi 5.000 ushtarë e kadetë rusë marshuan në Sheshin e Kuq të Moskës për të kremtuar në këtë mënyrë 75-vjetorin e paradës historike të vitit 1941.
Shtatë dekada e gjysmë më parë, trupat ruse zbritën në të njëjtin shesh për të kujtuar përvjetorin e Revolucionit Bolshevik e prej aty u drejtuan në periferitë e Moskës për t’u përballur me ushtrinë gjermane.
Të veshur me uniformat e asaj kohe e duke mbajtur armë të atyre viteve, pjesëmarrësit në paradën e sotme përfshinin edhe 55 veteranë të eventit fillestar shkruan tch. Shumë historiane mendojnë se ai moment i përpara 75 viteve rezultoi vendimtar në mbrojtjen e Moskës, pasi ngriti moralin e ushtrisë së kuqe.
Pas paradës, sheshi u kthye në një muze të hapur ku moskovitë dhe turistë admiruan materiale të përdorura nga ushtria sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore./a.m.