Por çfarë po ndodh realisht me krijimtarinë e mjeshtrit Tish Daija?! I biri i kompozitorit, Agustin Daija shprehet se krijimtaria, jo vetëm e babait të tij, por edhe e kompozitorëve të tjerë shqiptarë, duhet të dixhitalizohet. Mungesa e vëmendjes për krijimtarinë muzikore, sipas Agustinit lë të pashkruar një pjesë të rëndësishme të kulturës shqiptare. Sipas muzikologes Mikaela Minga, për Tish Dainë dhe kompozitorët e parë shqiptarë mungojnë studimet. Në konferencën përkujtimore të 90-vjetorit krijimtaria e Tish Daisë u vlerësua nga studiuesit Vaso Tole, Zana Shuteriqi e të tjerë. ma.me