Për të kuptuar përzgjedhjen e kësaj dite ju duhet të kuptoni shekullin e 19 në Amerikë. Pjesa më e madhe e amerikanëve në atë kohë ishin fermerë, të krishterë të devotshëm dhe kishin nevojë për kohë që të udhëtonin ndërsa rrugët nuk ishin të shtruara dhe qendrat e votimit nuk ishin aq të përhapura sa sot. E diela përjashtohej sepase ata duhet të shkonin në kishë kurse makinat nuk ishin ende një opsion për të udhëtuar.
Pse nëntor? Fermerët në pranverë kishin sezonin e mbjelljes, në verë duhet të kujdeseshin për të korrat ndërsa deri në nëntor punët thuajse ishin mbaruar. Gjithashtu moti ende i butë i lejonte që të mund të udhëtonin në rrugët e pashtruara në qendrat e largëta të votimit.
Ndërsa e marta e parë e nëntorit është zgjedhur për tre arsye: politike, fetare dhe biznesi. 1 nëntori është ditë e shenjtë për të gjithë të krishterët, në këtë ditë shumica e tregtarëve kishin zakon të benin bilancet mujore. Ndërsa Anëtarët e Kongesit ishin të shqetësuar se suksesi ekonomik apo dështimi i muajit të shkuar mund të kishte një influencë të tepruar në votë.
Ndërsa një tjetër nga arsyet se përse votohet të martën është rëndësia që amerikanët i japin votës. Për ta vota është një detyre njëlloj si puna ndaj nuk duhet menduar thjeshtë si një veprim që i lihet në dorë një dite pushimi.
ma.me