Në një kohë që gjithë debate në SHBA bëhet pse duhet votuar Clinton apo Trump, aktorja e njohur Susan Sarandon bën apel që të mos votohet e keqja më e vogël.
Ajo ka thënë se edhe pse është femër, nuk do të mbështesë një femër, pasi nuk voton vagina e saj.
Sarandon tha se do të votojë për kandidatin e partisë së gjelbër, Jill Stein.
“Unë dua gruan e duhur. Ka gra të mëdha që unë i admiroj që kanë drejtuar kombe. Ti ke pasur një grua, unë nuk e di se si jeni ndjerë ju me të, por unë nuk votoj me vaginën time, apo jo? Kjo është më e madhe se ajo dhe unë nuk duan të shpenzoj më shumë kohë duke folur për Trump dhe Hillary sepse nuk është kjo arsyeja pse unë jam këtu. Kjo është më e madhe se kush fiton këto zgjedhje”, tha Sarandon.
Gara presidenciale në SHBA ka përfshirë gjithë yjet e Hollivudit dhe muzikës, të cilët kanë dalë hapur në mbështetje të të preferuarve të tyre.
Deklarata provokuese e Sarandon vjen pas asaj të Madonnas, që premtoi se do t’iu bënte seks oral të gjithë atyre që do të votojnë për Clinton.