Një tornado i frikshëm është parë në zonën e Lazios, në Itali, ku ka shkaktuar dëme të mëdha e ka ngjallur frikë te njerëzit.
Erërat e forta dhe reshjet që nisën dje shkatuar të paktën dy viktima deri tani.
Për shkak të motit të keq, një ndërtesë tetëkatëshe në Ladispoli, pranë Romës, u shkatërrua, duke lënë një të vdekur dhe disa të plagosur.
Ndërkohë në veri të Romës, në Cessano, tornado shkaktoi vdekjen e një tjetër pesoni, kur një pemë ra mbi makinën e tij.
Era e fuqishme shkaktoi edhe dëme të mëdha materiale, ndërsa detyroi edhe ndërprerjen e transportit hekurudhor.
Moti ekstrem do të përfshijë këtë javë edhe një pjesë të mirë të Ballkanit, ku janë dhënë paralajmërime për përmbytje masive.
Oranews/d.i.