Banka Qendrore Evropiane deklaroi sot se do të mbante nivelin aktual të financimit të bankave greke duke lënë të hapur mundësinë për një zgjidhje politike për mënjanimin e falimentimit të ekonomisë greke dhe të daljes së saj nga zona euro (Grexit).
“Duke patur parasysh rrethanat e krijuara, Këshilli Guvernativ i bankës vendosi ruajtjen e nivelit aktual të likuiditetit për bankat greke”, thuhet në deklaratën e rastit të bankës.
Në ndërkohë, edhe presidenti i Bankës Qendrore të Greqisë, Janis Sturnaras, premtoi sot se do të bëhej gjithçka për të siguruar stabilitetin financiar të vendit.