Efektivët e policisë së Shkodrës kanë arrestuar një adoleshent në kërkim për vjedhjen e një banese. Në pranga ka rënë 19 vjeçari me inicialet N.N, banues në Vaun e Dejës.
“Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër më datë 18.03.2016 e ka shpallur në kërkim me vendim nga Gjykata e Shkodrës e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”, njofton policia e Shkodrës./java/a.k