Mbi 50 mijë njerëz nga 120 vende morën pjesë në Maratonën e 40-të të New Yorkut, zhvilluar të dielën. Njerëz të të gjitha kategorive, nga sportistët profesionistë tek ata të interesuar vetëm për pjesëmarrjen dhe jo rezultatin. Ishin këta të fundit që i dhanë më tepër ngjyra garës, me një larmi kostumesh si për festë.
Maratona e famshme u zhvillua për herë të parë më 1970, kur 127 njerëz vrapuan rreth Central Park. Gjashtë vjet më pas, rreth dy mijë vrapues amatorë vrapuan nëpër rrugët e të gjashtë rajoneve të New Yorkut. Pikërisht për këtë ngjarje u përkujtua dje 40-vjetori.
Mary Keitany doli e para në garën e grave, duke u bërë e para pas 30 vjetëve që fitoan tri herë radhazi.
34-vjeçarja mbrojti titullin me kohën jozyrtare 2 orë, 24 minuta e 26 sekonda.
Ghirmay Ghebreslassie nga Eritrea fitoi garën e meshkujve, në pjesëmarrjen e tij të parë, me 2 orë, 7 minuta e 51 sekonda.
20-vjeçari u bë fituesi më i ri mashkull i Maratonës. Më 1973 e 1980, fitues ishin 22-vjeçarët Tom Fleming e Alberto Salazar.
DailyMail/d.i.