Policia e Gjirokastrës ka dalë sot në një raportim sa i përket ngjarjeve të fundit ku mbeti i vrarë një ëfektiv i RENEA-s dhe u plagosën 2 të tjetrë.
Sipas policisë, në orën 02:30 të natës së 24 qershorit janë dëgjuar të shtëna në drejtim të forcave të policisë. Të shtënat vinin nga qendra e fshatit Lazarat.
Mësohet se në orën 04:30 të po të njëjtës natë janë raportuar sërisht të shtëna po nga qendra e fshatit. Ndërkohë policia është mobilizuar dhe ka nisur operacionin ku kanë arrestuar Xh.Malon i cili drejtonte një benz të bardhë pa targa.
Policia ka çuar 8 persona në Gjykatën e Krimeve të Rënda për procedim dhe 6 në Prokurorinë e Gjirokastrës.