Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, është prekur e nuk i ka mbajtur lojtët gjatë një transmetimi direkt në televizion. Lojtari foli gjatë emisionit sportiv në RAI2 nga Coverciano, ku është i grumbulluar me kombëtaren italiane, për ndeshjet me Lihtenshtejnin dhe Gjermaninë.
Muajt e fundit, djali i tij i vogël, Matteo, ka pasur probleme të rënda shëndetësore, duke ia trazuar jetën mbrojtësit. Fatmirësisht, problemet tashmë janë lënë pas, Matteo është mirë, ndërkohë që Leonardo nuk i mban lotët teksa kujton vuajtjet, por edhe përkrahjen e të gjithë tifozëve, jyventunë ose jo, gjatë ditëve të vështira si prind.
d.i.