Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skrapar, në vendin e “Hija e kakrukës”, kur një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Osum. Gjithçka ka ndodhur në orën 18.00 dhe si pasojë shtetasi me inicialet S.O 43 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur katër pasagjerët e tjerë. Mjeti me targë AA 695 FK ka përfunduar në lumë për shkak të shpejtësisë së madhe dhe të lagështisë së rrugës. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.