Dikur ‘Santiago Bernabeu’ ishte ferr për skuadrat mysafirë kur Cristiano Ronaldo gjendej në fushë, por, sot gjithçka ka ndryshuar. Ylli i ‘Los Blancos’, Cristiano Ronaldo, ka dështuar të shënojë sërish në ‘Santiago Bernabeu’, ku Real Madridi fitoi 3:0 ndaj Leganes, transmeton Gazeta Express.
‘Santiago Bernabeu’ ishte ferr për skuadrat mysafire kur Cristiano Ronaldo gjendej në fushë, i cili shënonte shumë gola, por tani për tani gjërat kanë ndryshuar.
Portugezi nuk arriti të shënojë sërish në ‘Bernabeu’ duke shkuar në pesë ndeshje pa gol në shtëpi, diçka që nuk i kishte ndodhur që nga transferimi në vitin 2009 nga Manchester United.
Megjithatë, në Madrid janë të bindur se portugezi do të rikthehet të bëjë atë që din ta bëjë më së miri, të shënojë shumë gola.
Por, Zidane nuk është i brengosur për këtë, ai thotë se CR7 po luan mirë dhe i mjafton vetëm që të fitojë skuadra, citohet” Express”. (b.an)