Kur duhen pak ditë nga ndeshja e rëndësishme e eliminatore e Botërorit 2018 ndaj Izraelit, Bekim Balaj ka dhënë sinjale të forta trajnerit Xhani de Biazi që ta konsiderojë titullar.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte protagonist absolut në sfidën që Terek Grozni fitoi 2-1 ndaj Zenitit të Shën Peterburgut, pasi shënoi dy gola në suksesin me përmbysje ndaj pretendentëve për titull, që nga këmba e shkodranit shijuan humbjen e parë sezonale në kampionatin rus.
Nisje elektrizuese e ndeshjes në “Akhmat Arena”, pasi miqtë morën epërsinë me Mak, por shumë shpejt gjithçka ndryshoi. Bekim Balaj arriti të rikthente barazpeshën pas një topi të marrë nga Mohamadi, ndërsa në harkun e vetëm 4 minutave kompletoi përmbysjen me golin e dytë, e kjo gjithçka në pjesën e parë.
Rinisja e lojës nuk e ndryshoi rezultatin e ndeshjes së vlefshme për javë e 13. Balaj u zëvendësua në fund, ndërsa Për t’u theksuar aktivizimi gjithë lojën i mesfushorit të Kombëtares, Odise Roshi./tch/a.k