Mund t’ju duket e pabesueshme, por në treg kanë dalë çokollatat që lehtësojnë dhimbjet menstruale.
Ëmbëlsira magjike është prodhuar në Zvicër dhe receta përmban 60% kakao dhe 17 bimë malore zvicerane të cilat së bashku lehtësohjnë dhimbjet e periodave.
“Frauenmond” që përkthehet “hëna e grave” është prodhuar pikërisht për ato gra që gjatë ciklit përjetojnë dhimbje.
Duket se medikamenteve u ka ardhur fundi dhe kjo çokollatë është e ardhmja. Efekti qetësues krijohet nga ndërveprimi i molekulave të çokollatës me 17 bimët.
Ndonëse në përmbajtje ka bimë mjekësore, çokollata është e ëmbël dhe tërësisht organike.Hulumtimet nga North Carolina State University pohojnë se shtimi i komponimeve fenolike i jep të njëjtën fuqi antioxiduese ( çhelmuese) si çokollata e errët./express