Vijon zbatimi i masave nga Policia Rrugore për rritjen e parametrave të sigurisë. Në këtë kuadër gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë arrestuar 10 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 në gjendje të dehur, 3 të papajisur me leje drejtimi si dhe 3 për shkelje të rregullave të Kodit Rrugor duke shkaktuar aksident me pasoja në njerëz.
Janë pezulluar 87 leje drejtimi, nga këto: 39 për alkool, 38 për shpejtësi si dhe 10 për semafor e shkelje të ndryshme.
Po ashtu, janë vendosur 168 masa administrative për përdorim celulari gjatë drejtimit të automjetit; 198 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit; 223 masa për shpejtësi tej normave të lejuara; 32 masa për mungesë të kaskës mbrojtëse dhe 1009 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore do të vijojë punën në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë ditëve të javës, me qëllimin e vetëm, ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor, duke bërë të mundur rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.